MEDIA

Supertalenti brazilian, te Chelsea!
12 May, 2015 @9:52
Mesfushori ofanziv, Nathan de Souza, është raportuar të ketë pranuar ofertën e Chelseat dhe do të nënshkruajë kontratë me klubin kampion të Anglisë.
“Po realizohet ëndrra,” ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, derisa ka kryer edhe testet mjekësore me ekipin e tij të ri, ka bërë të ditur Eurosport pak më parë.
De Souza 19 vjeç i falenderoi edhe ish ekipit të tij Atletico Paranaense për ngritjen e tij si futbollist, ku ka luajutur qe 6 vjet. Transferimi i tij kushtoi 4.5 milionë funta.