VAZHDON SUPERLIGA

BOROZANI/D.S.
Ferronikeli drejt Mitrovicës
11 May, 2015 @22:04
Xhiroja e XXVIII e Superligës nis në Mitrovicë nesër, ku ekipi i fundosur në tabelë të klasifikimit, Trepça, pret liderin e Superligës dhe kandidatin serioz për titull kampioni, Ferronikelin.
Në dy ndeshjet e mëhershme të këtij stinori, lideri ka nxjerrë katër pikë nga mitrovicasit, kur në xhiron e tetë të kampionatit barazuar si vendas në Skenderaj, ndërsa si mysafir në xhiron XIX mposhtën Trepçën me rezultat minimal me një gol të mesfushorit dhe golashënuesit më të mirë të skuadrës aktualisht, Behar Maliqi.
Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje zhvillohen të mërkurën.
REZULTATET, TABELA AKTUALE, GOLASHËNUESIT DHE STATISTIKA TJERA