STAMFORD BRIDGE

Foto: Premier League Official
Kapitenët shënojnë, derbi baraz
10 May, 2015 @18:52
Kampioni i ri i Anglisë, Chelsea, ka barazuar në derbi ndaj Liverpoolit sot të zhvilluar në Stamford Bridge.
Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho ka marrë epërsinë heret në ndeshje, kur John Terry shënoi.
Sidoqoftë, Liverpool barazoi përmes Steven Gerrardit, që nisi ndeshjen si startues sot për të dërguar ekipet në pushim 1-1.
Ky rezultat mbeti deri në fund të takimit dhe derisa Chelsea tashmë ka përfunduar misionin në këtë stinor dhe po luan pa ngarkesë, Liverpool me këtë barazim humbi përfundimisht rastin për tu kualifikuar për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve.
Chelsea 1-1 Liverpool - All Goals & Full… by livegoalshd