Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Llapi, prish serinë e Lirisë, bëhet lider

Goli i Dragushës nga penalltia sot, Liria - Llapi 0-2/ BOROZANI/D.S.

Llapi, prish serinë e Lirisë, bëhet lider


10 May, 2015 @17:09

Llapi ka treguar forcën kur më së shumti duhej. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina, me një mbrojtje të fortë i ka bërë ballë Lirisë në Prizren, sot, ndërsa duke shfrytëzuar rastet minimale, ka shënuar fitore të madhe duke e marrë epitetin e kryesuesit të Ligës së Parë

Llapi kaloi në epërsi përmes penalltisë së realizuar nga Getoar Dragusha në pjesë të parë, kur një lojtar i Lirisë sipas referit Bajram Gashi, luajti me dorë në zonë, ndëra në pjesë të dytë zëvendësuesi Alban Mavriqi shënoi për të fundosur shpresat e prizrenasve. 

Kështu, Llapi përfundoi serinë prej 10 fitoreve me radhë të Lirisë, duke i mposhtur për herë të dytë këtë stinor. 

Tentimet e prizrenasve zakonisht mbetën larg portës dhe përveç disa goditjeve që u pritën nga portieri Armend Blakçori, nuk arritën të tundin rrjetën e tij assesi. 

Pas 10 fitoreve radhazi në pranverë prizrenasit janë gjunjëzuar nga rivali kryesor për vend të parë në Ligë të Parë, derisa Superliga duket afër për të dy skuadrat tashmë, pasi që Gjilani, edhe sot ka pësuar humbje. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë