KISHNICË

Hajvalia mbi Trepçën’89
10 May, 2015 @17:02
Një gol i mesfushorit Shkëlqim Pacolli ka mjaftuar që Hajvalia të dalë fituese në derbin e mesit të tabelës, ndaj Trepçës’89 sot.
Kthimi në Kishnicë si duket i bëri mirë ekipit të drejtuar nga ndihmës trajneri Emin Bajrami, që po e zëvendëson Ismet Munishin e dënuar.
Me këtë fitore Hajvalia kërceu mbi Trepçën’89 në tabelë, duke e kapur pozitën e pestë të klasifikimit, ndërsa mitrovicasit e drejtuar nga Afrim Tovërlani, ranë në pozitën e gjashtë.
Me këtë rezultat të sotëm, të dyja ekipet mbesin 8, përkatësisht 11, pikë larg liderit Ferronikeli.