ALLIANZ ARENA

Kemi gjasa për kualifikim
12 May, 2015 @8:34
Barcelona ka avantazh tre golësh nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munnchenit.
Pas shfaqjes në Camp Nou, dueli sonte zhvillon pjesën e dytë në Allianz Arena, ku Bayerni ka përmbysur shumë skuadra.
“Jemi 3-0 pas, ndërsa luajmë ndaj ekipit më të mirë në botë të 15 viteve të fundit. Ndeshjes s’i dihet asnjëherë, pasi që mos harroni, për 77 minuta lojë atje ishte 0-0. Ne jemi Bayerni dhe gjithmonë kemi gjasa. Nuk është e pakalueshme sfida, por përveç fitores duhet të përdorim kokën dhe zemrat,” ka thënë Pep Guardiola, trajner i Bayernit, para sfidës së sontme kthyese të Ligës së Kampionëve, në konferencën për shtyp para duelit.
Lëndimet e shumta te ekipi gjerman ia mundësuan Barcelonës statusin e favoritit, ndërsa sonte Bayern dëshiron të rikthehet edhe njëherë.
“Po, ne jemi ekipi më i mirë në botë për kundërsulme. Nëse Pep ka thënë ashtu, ne e pranojmë. Nuk duam të kemi ndeshje të çmendur. Duam të mbajmë topin dhe të krijojmë raste,” ka thënë ndër të tjera Luis Enrique, trajner i Barcelonës, para ndeshjes që nis në ora 20:45 në Munchen.
Bayern dy stinorë më parë ka mposhtur Barcelonën në Allianz Arena 4-0. Ndërsa Barcelona po kërkon finalen e parë që nga viti 2011.
Formacionet e mundshme:
BAYERN MUNCHEN: | Neuer; Rafinha, Benatia, Boateng, Bernat; Xabi Alonso; Müller, Lahm, Thiago Alcántara, Götze; Lewandowski. | ||
BARCELONA: | Ter Stegen; Alves, Piqué, Mascherano, Jordi Alba; Rakitić, Busquets, Iniesta; Messi, Suárez, Neymar. |
Koefiecientet e bastoreve:
1 | Bayern fiton - 2.65 | Barazim -3.70 | Barcelona fiton - 2.65 |