BEKIM BALAJ
Balaj: Jemi të bashkuar, përkundër largimeve
26 March, 2017 @18:02
Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, në konferencën e sotme për shtyp të ekipit kombëtar para miqësores ndaj Bosnës e Hercegovinës ka thënë se ekipi është i bashkuar pavarësisht largimeve të Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit nga ekipi!
“Unë nuk e di arsyen e vërtetë pse Xhaka e Abrashi u larguan nga grumbullimi. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, si ka qenë gjithmonë. Grupi vazhdon të jetë i fortë,” ka thënë Balaj në konferencë sot.
“Sa i përket ndeshjes ndaj Italisë, dëshira e madhe ka qenë që të jem pjesë e lojtarëve në fushë, por zgjidhja e trajnerit ishte të mos luaja dhe unë respektoj vendimin e tij,” ka shtuar ai ndër të tjera.
Balaj luan titullar në kampionatin rus për Terek Groznyn, ndërsa kampionati i Rusisë ka nisur tek muajin e kaluar.
“Shpresoj që ndaj Bosnës të jap kontributin tim për Shqipërinë,” përfundoi Balaj.