MEDIA
Lippi i tha “Stop” De Biasit!
26 March, 2017 @13:24
Përfoljet e shumta për përzgjedhësin e ri të Italisë gjatë verës së kaluar dhe mundësia që Gianni De Biasi të jetë përzgjedhës i azzurrëve, kanë çuar në interesimin e madh të mediave për të ditur se si u zgjedh Giampiero Ventura në krye të Italisë.
Ndërsa, sipas një shkrimi të Panorama Sport, bazuar në Corriere dello Sport, bëhet e ditur se Marcelo Lippi ka qenë njeriu që ka votuar “jo” për De Biasin dhe ka qenë “pro” Venturës.
Ndikimi i madh i Lippit në FIGC (Fed. Fut. Italian) ka dalë edhe njëherë në pah, derisa miqësia e tij me Venturën dihet që moti, derisa kanë punuar edhe bashkë te Sampdoria më parë.
Njashtu, Lippi, ka qenë për Venturën përzgjedhës të Italisë, prej se u largua nga posti i përzgjedhësit të Italisë pas triumfit në Botërorin 2006.