MEDIA
Zvicra është ekip!
26 March, 2017 @17:34
Dje përfaqësuesja e Zvicrës në futboll ka arritur një fitore shumë më të vështirë sesa që pritej ndaj Letonisë, 1-0.
Ndërsa në një kolumne të Blickut, ku shkroi redaktori sportiv i kësaj gazete, Felix Bingesser, ka thënë se ajo që ka Zvicra në këtë moment është ekipi dhe kjo e bën të fortë.
“Djemtë asnjëherë nuk u këputën nga disciplina. Ata gjithmonë kërkuan golin dhe fitoren gjatë ndeshjes, përkundër se Letonia nuk lejonte një gjë të tillë. Asnjëri s’hoqi dorë nga fitorja. Bashkë, shikonin zgjidhjen për 90 minuta,” ka shkruar ai.
“E trajneri Petkovic u shpërblye në fund nga të besuarit e tij. 7 nga 13 lojtarët që u shfaqën në lojë nuk janë të pazëvendësueshëm në ekipet e tyre. Erdhën me probleme në reprezentacion. Kjo tregon shumë për shpirtin ekipor të këtyre djemve. Një fitore plotësisht kolektive që e mban Zvicrën në rrugë për Botëror, 5 ndeshje, 15 pikë,” ka shtuar ndër të tjera në analizën e tij Bingesser.
Për Zvicrën në këtë ndeshje për 90 minuta janë paraqitur Blerim Dzemaili (Xhemajli), Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi (asist në golin e fitores). Xherdan Shaqiri ka qenë për 78 minuta në fushë.
Zvicra është aktualisht para Portugalisë në Grupin B kualifikues për Botëror.