MIQËSORE

Ballkani deklason skuadrën hungareze, Daja debuton me fitore
21 January, 2022 @15:32
Skuadra e Ballkanit, ka regjistruar një fitore të thellë në ndeshjen miqësore kundër skuadrës hungareze Nyiregyhaza.
Ballkani e mposhti kundërshtarin me rezultat 6-1.
Golat për Ballkanin erdhën nga: Albion Rrahmani 2x, Blend Baftiu, Meriton Korenica, Albin Berisha dhe Ramiz Bytyqi.
Trajneri Ilir Daja, në ndeshjen e parë të tij si trajner të Ballkanit, ka regjistruar një fitore të thellë.
Ballkani aktualisht po e kalon fazën përgatitore në Turqi.