CLUJ - BALLKANI

Ballkani e mbyllë me humbje, Sivas e Cluj kualifikohen
3 November, 2022 @21:17
Kampioni i Kosovës, Ballkani, në edicionin debutues dhe historik të Ligës së Konferencës, është përshendetur me humbje në ndeshjen e fundit. Ekipi i Suharekës është mposhtur nga Cluji rumun me rezultat minimal, 1-0 [Bismark 17].
Cluj e Sivasspor janë kualifikuar tutje nga Grupi G i Ligës së Konferencës, ndërsa Slavia e Ballkani janë eliminuar. Ballkani e kreu fazën grupore me një fitore, një barazim dhe katër humbje.
TABELA PÊRFUNDIMTARE:
1. Sivasspor 11p.
2. Cluj 10p.
3. Slavia 8p.
4. Ballkani 4p.