Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UECL: SLAVIA - BALLKANI

Ballkani luftarak, pëson humbjen e parë në Pragë

Ballkani luftarak, pëson humbjen e parë në Pragë


16 September, 2022 @8:39

Paraqitja tepër e mirë e Ballkanit nuk u kurorëzua me pikë në xhiron e dytë të Grupit G të Ligës së Konferencës. Suharekasit pësuan për herë të parë në këtë grup dhe atë nga favoriti i grupit Slavia e Pragës, 3-2.

Mirëpo, rrjedha e lojës dhe vecanërisht pjesa e parë kanë qenë aktraktive, me të gjitha golat e shënuara në ndeshje.

Slaiva vs. Ballkani

E sa për përshkrim të shkurtër, fillimi i shpejt i Slavias u ndëshkua nga Ballkani. Super rast i tyre, nuk përfundoi në rrjetë të suharekasve, ndërsa në vrapin tjetër, një kombinim tepër i mirë mes Armend Thaçit, Albion Rrahmanit, e Meriton Korenicës gjejnë Ermal Berishën, që merr top nga Thaçi për 0-1!

Thuajse menjëherë barazojnë çeket! Depërtimi nga e majta e tyre, i David Jurasekut, kalon Thaçin dhe afrohet në portë, duke shutuar drejt në Stivi Frashërin, që fut topin në gol të vetin për barazim, 1-1.

Nuk ka dorëzim te suharekasit, reagim i shpejt dhe rikthim i pabesueshëm i epërsisë. Një top i humbur në dalje prej mbrojtjes, i kapur nga Nazmi Gripshi, ndërsa Rrahmani shtyen topin në udhëheqje derisa Meriton Korenica del në pozitë të mirë, asistimi i saktë, Korenica gjuan bukur për të mos i lënë mundësi mbrojtjeje portierit Ale Mandous dhe festë e madhe në ekip, Ballkani rimerr epërsinë 1-2!

Slaiva vs. Ballkani

Çeket përmblidhen dhe një krosim i përvojës së Lukas Masopustit nga e djathta bën që ish-sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka të qëllojë furishëm për barazim 2-2! Tetë minuta më vonë, ndërrohen rolet. Olayinka asiston për Masopustin që futet krejt në zonë për 3-2, që del të jetë edhe rezultat përfundimtar i ndeshjes, edhe pse ende s’kishte përfunduar pjesa e parë.

Slavia 3-2 Ballkani [Stivi Frashëri 26ag., Peter Olaynika 34, Lukas Masopust 41 - Ermal Krasniqi 23, Meriton Korenica 29].

Slaiva vs. Ballkani

Në pjesë të dytë, topi më shumë në këmbët e çekëve, ndërsa pas minutës së 70 një lodhje kaploi kampionët. Ilir Daja reagon me zëvendësime, por ai entuziazmi i fillim-ndeshjes nuk ishte më i njëjti. Minutat shkonin, ndërsa lufta vazhdonte në fushë, derisa Astrit Thaqi la ekipin me 10 lojtarë pas një ndaljeje të fuqishme të kundërshtarit (84) dhe mori kartonin e kuq direkt.

Në fund, Ballkani nuk merr pikë në Pragë por u tregon të gjithëve që është ekip shumë serioz dhe një ekip që bën lojë të bukur. Tamam futboll! E tash në ndeshjet tjera, duhet të kërkojë më pikë, pasi që gjasat për kalim tutje - u treguan se janë reale.

Përballja e radhës në Sivas të Turqisë ndaj Sivassporit, që fitoi kundërshtarin e tij Cluj për t’i marr tri pikët e para.

 



i:

SK SLAVIA PRAHA
Mandous – Douděra, Ousou, Kačaraba, D. Jurásek (89. Ewerton) – Tiéhi, Provod (46. Traoré) – Masopust (46. Usor), Lingr (66. Tecl), Schranz (80. Oscar) – Olayinka

FC BALLKANI
Frashëri – Thaci, Sinani (86. Potoku), Jashanica, Thaqi – Korenica (77. Berisha), Dellova, Emërllahu – Gripshi, Rrahmani (67. Bekteshi), Krasniqi (77. Lucas)


GRUPI G, TABELA AKTUALE

1 Slavia 4 pikë +1
2 Sivasspor 4 pikë +1
3 Ballkani 1 pikë -1
4 Cluj 1 pikë -1


NDESHJET E RADHËS

1 6 tetor 2022 Slavia - Cluj Sivassspor - Ballkani

 
Të gjitha lajmet nga