Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA e KOSOVËS

Ballkani pa yjet e ekipit, eliminon Dardanën

Ballkani pa yjet e ekipit, eliminon Dardanën


16 December, 2020 @15:07

Skuadra e Ballkanit të Suharekës duke pushuar disa nga yjet e ekipit ka arritur që me rezultat minimal të dalë fitues në përballjen e 1/16 së Kupës së Kosovës.

Duke pushuar disa nga lojtarët standard të ekipit, Ballkani ka kaluar në fazën tjetër të Kupës së Kosovës.

Ismet Munishi ka pushuar në këtë përballje Mirlind Dakun, Armend Ruxhin, Nazmi Gripshin, Arbër Prekazin, Armend Thaqin etj.

Ballkani ka mposhtur Dardanën 0-1 me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi gjakovar i ekipit, Mevlan Zeka.

SKEMA e KUPËS

Me këtë fitore, Ballkani siguron 1/8 e finales së Kupës, ndërsa Dardana eliminohet nga garat e mëtutjeshme të Kupës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga