Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË PËRFORCIM

Ballkani me kontratë afatgjate zyrtarizon edhe Ramush Ramadanin

Ballkani me kontratë afatgjate zyrtarizon edhe Ramush Ramadanin


10 June, 2023 @20:57

Njëri ndër lojtarët më të dalluar të Ferizajit përgjatë stinorit që e lamë pas (2022/23) Ramush Ramadani, është bërë anëtar i ri i kampionit të Kosovës, Ballkani. Skuadra nga Suhareka ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me futbollistin në fjalë, ndërsa me të Ilir Daja pret që mesfusha të jetë edhe më e fortë.

“Kualiteti i mesfushës tonë është pasuruar edhe me më shumë kreativitet e forcë. Familjes kampione i bashkohet futbollisti Ramush Ramadani, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare. Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajit, është bashkuar menjëherë me grupin e skuadrës, në përgaditjet për kampanjën evropiane.” - ka shkruar FC Ballkani në njoftimin e posalëshuar për lojtarin në fjalë.

Ramadani përndryshe 22-vjeçar është mesfushor ofanziv, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka bërë 3 asistime me Ferizajin në stinorin 2022/23 ku ferizajasit nuk mbijetuan në Superligë, pasi që u eliminuan nga Liria e Ligës së Parë në ndeshjen e playoutit, për të rënë nga liga. Ai mund të luajë në disa pozita në mesfushë, ndërsa vlera e tij në treg sipas Transfermarkt llogarite të jetë rreth 150 mijë euro. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga