Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - GJILANI

Ballkani merr kryesimin me fitore ndaj Gjilanit

Ballkani merr kryesimin me fitore ndaj Gjilanit


25 April, 2021 @16:46

Ekipi i Ballkanit është lideri i ri i Superligës.

Suharekasit e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë humbjen e sotme të lideres së deritashme, Dritës, në derbin përballë Prishtinës, për të bërë një hap të madh në luftë drejt titullit.

Ballkani e mposhti në shtëpi me rezultat minimal Gjilanin, i cili drejtohet nga ish trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Goli i fitores në këtë ndeshje erdhi në minutën 71’ nga sulmuesi Mevlan Zeka, i cili e shënoi golin e tij të pestë në këtë stinor.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga