Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË NDARJE TE KAMPIONI!

Ballkani ndanë rrugët edhe me Ismajlgecin

Foto: FCBallkani/ fb

Ballkani ndanë rrugët edhe me Ismajlgecin


13 June, 2024 @11:37

Vazhdojnë ndarjet e ekipit kampion me lojtarët, ndërsa pas Lorenc Trashit, Mamadou Danfës, Nazmi Gripshit sot është zyrtarizuar edhe ndarja me Marsel Ismajlgecin.

Klubi suharekas ka bërë të ditur se ka përfunduar marrëveshja e huazimit që kanë pasur me futbollistin tiranas 24 vjeçar. Futbollisti i krahut të majtë ka qenë i huazuar nga Zrinjski i Mostarit, ndërsa para kësaj ka qenë pjesë e Tiranës.

“Marrëveshja e huazimit të Marsel Ismajlgecit me FC Ballkanin ka përfunduar.
Klubi e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e karrieres së tij,”
— ka shkruar njoftimi i FC Ballkanit sot.

Arbër Potoku dhe Bajram Jashanica kanë vazhduar kontratat me Ballkanin deri në qershor të vitit 2026, ndërsa gjithashtu nga ekipi janë larguar dyshja e kapitenëve Edvin Kuc dhe Armend Thaqi.


 
Të gjitha lajmet nga