BALLKANI - DRENICA

Ballkani s’gabon, fiton dhe shton dallimin në krye
20 March, 2022 @14:53
Një fitore shumë e rëndësishme për Ballkanin në luftën për titullin kampion! Borozani.com
Sot skuadra suharekase fitoi 2-0 (Blend Baftiu 40’, Lumbardh Dellova 58’), për ta bërë edhe një hap të rëndësishëm në luftën për titull.
Pjesa e parë kaloi kryesisht me dominim të Ballkanit. Golin suharekasve disa herë ia mohoi Arlis Shala, portieri skenderajas, por trysnia e vazhdueshme e vendasve solli golin në minutën e 40’. Një top i Armend Thaqit e gjeti Ermal Krasniqin në krahun e majtë, e ky i fundit asistoi te Blend Baftiu në zonë, i cili me një lëvizje si të Robin Van Persiet u lirua dhe e çoi topin në rrjetë.
Në minutën e 58’, pas një depërtimi individual, Lumbardh Dellova për mrekulli shënoi me të majtën për 2-0.
Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk dhuroi me ndonjë gol dhe Ballkani e mbylli ndeshjen me fitore 2-0.
Tash Ballkani ka 5 pikë më shumë se Gjilani, ndjekësi më i afërt, kurse Drenica për momentin renditet në vendin e shtatë.
Xhiron që vjen, Ballkani i shkon Gjilanit, duel direkt mes dy prej skuadrave që po luftojnë për titull, kurse Drenica e pret Niklin në “Bajram Aliu”.