TRANSFER
Ballkani zyrtarizon kamerunasin e dytë
6 August, 2019 @20:01
Klubi futbollistik Ballkani ka firmosur me futbollistin kamerunas Marius Stephane Tatkeu Yimkoua. Kjo u bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit therandas në Facebook.
Marius në fushën e blertë luan si mesfushor, ndërkohë që ka qenë pjesë e grupmoshave të kombëtares së Kamerunit.
Më parë Ballkani kishte arritur marrëveshje edhe me kamerunasin Effa, që luan si sulmues anësor, duke bërë kështu që klubi therandas të ketë dy lojtarë nga Afrika në skuadër për sezonin që vjen.