ULPIANA - MALISHEVA

Foto: FC Ulpiana
Barazim në Lipjan, pikët ndahen
19 February, 2022 @14:58
Me rezultat 1-1 (Marclei Santos (P) 20’ / Xhevdet Shabani 43’) është mbyllur ndeshja e sotme mes Ulpianës dhe Malishevës në Lipjan.
Ndeshja prodhoi plot raste për shënim, por vetëm dy gola, nga një për secilën skuadër dhe kështu pikët u ndanë.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 20’, kur Marclei Santos i Ulpianës u tregua i saktë nga pika e bardhë. I njëjti lojtar e shpërdoroi një penallti tjetër në minutën e 41’, duke e humbur shancën që ta çojë epërsinë e Ulpianës në 2-0.
E kjo iu revanshua Ulpianës në cepin tjetër, me Malishevën që dy minuta më vonë shënoi përmes Xhevdet Shabanit dhe kështu skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 1-1.
Më pas, pjesa e dytë nuk prodhoi as edhe një gol dhe kështu ndeshja u mbyll me barazim.
Momentalisht, që të dyja skuadrat në fjalë janë në luftë për mbijetesë në elitë.
Xhiron që vjen, Ulpiana i shkon Ballkanit në Suharekë, kurse Malisheva e pret Dritën në “Liman Gegaj”.