FRANCA-SHQIPËRIA
Barazimi i madh
14 November, 2014 @21:56
Shqipëria e Gianni De Biasit ka treguar lojë burrëorë ndaj Francës në miqësore sonte.
Pjesa e parë e mrekullueshme me dy raste të pastra dhe me një gol të organizuar mrekullueshëm, kur Elseid Hysaj krosoi pas kornerit të shkurtuar drejt Mërgim Mavrajt, që tund rrjetën e Hugo Llorisit, heroit françez që shpëtoi shumëherë portën e Gjelave.
Franca u këndell në pjesë të dytë dhe arriti të shënojë përmes zëvendësuesit Antoine Griezmann, për të barazuar në 1-1.
Kuqezinjtë e mbështetur në mbrojtje, tentuan edhe disa herë përmes kundërsulmeve, kur Emir Lenjani shuton rreptë drejt portës, e Lloris mbron, ndërsa 15 minuta më vonë (Min. 66’) Elseid Hysaj nxjerr më të mirën e portierit françez kur godet përsëri në shtyllën më të afërt.
Minutat e fundit De Biasi i shfyrtëzoi për zëvendësime, derisa Arlind Ajeti regjistroi debutimin e tij në kombëtare, e në lojë u futën edhe Herolind Shala (debutim), Emiliano Vila, Bekim Balaj dhe Ervin Bulku.
Në fund, Shqipëria tregoi se e di mirë futbollin dhe është e rrezikshme ndaj çdo kundërshtari me barazimin e sontëm, 1-1 ndaj kandidatit për europian, Francës.
Le but des Albanais ! #FRAALB https://t.co/Sy3ENvfF76
— L’Actu Foot (@ActuFoot_) November 14, 2014
Video
Franca-Shqipëria
Goli i Mërgim Mavrajt që çoi në epërsi Shqipërinë 1-0 ndaj Francës