Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI F: KROACIA - BELGJIKA

Barazimi la jashtë Belgjikën nga Botërori!

Barazimi la jashtë Belgjikën nga Botërori!


1 December, 2022 @18:06

Pas fitores ndaj Kanadasë në start të Botërorit, Belgjika nuk ka arritur më që të shënojë gol dhe kështu njëra ndër gjeneratat e arta të këtij vendi ka përfunduar pa sukses Botërorin e Katarit, duke mos arritur që të sigurojë as fazën e të tetës së finales.

Kujtojmë, dueli i sotëm ka qenë duel i vendit të dytë aktual të Botës, Kroacia dhe vendit të katërt, Belgjika. Mirëpo, përkundër rasteve të shumta që kishte Belgjika me Romelu Lukakun veçanërisht në pjesë të dytë, nuk ka arritur të tund rrjetën e kroatëve, që kanë qenë duke luajtur me pasion dhe atomin e fundit të tyre, për të siguruar barazimin që i conte tutje në Botëror.

TABELAT, ORARI dhe REZULTATET

Kroacia në anën tjetër me fitore do të përfundonte e para në grup, por këtë nuk e arriti, derisa një penallti e akorduar nga gjyqtari kryesor, u anulua pas shikimit në VAR, ndërsa rastet e sulmuesve, u mbrojtën nga Thibaut Courtois.

Në fund, Kroacia 0-0 Belgjika, ndërsa Kroacia del nga Grupi F si e dyta, derisa Belgjika përfundon misionin në këtë Botëror si vend i tretë në grup, duke u bërë tashmë gati për t’u kthyer në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori