KOMBËTARJA
Barazimi, thikë me dy tehe!
4 September, 2015 @22:33
Shqipëria ka vazhduar serinë pa humbje në kualifikimet për Kampionatin Europian Franca 2016.
Kuqezinjtë kanë arritur të mbijetojnë në stadiumin Parken të Kopenhagës, duke barazuar pa gola me rivalin e drejtpërdrejtë për kualifikim, Danimarkën.
Megjithëse ky rezultat në shikim të parë mund të vlerësohet si e suksesshme për Shqipërinë, pasi që barazimi është arritur si mysafir, e gjitha mund të ndryshojnë në rast se në fund Danimarka dhe Shqipëria përfundojnë fazën grupore me pikë të njëjta.
Kjo për shkak se në ndeshjen e parë në Shqipëri, kuqezinjtë kishin barazuar me rezultat 1-1, që do të thotë se në rast të pikëve të barabarta mes Shqipërisë dhe Danimarkës, kjo e fundit do të renditet më lartë për shkak të golit të shënuar si mysafir.
Pavarësisht kësaj, ky rezultat mund të vlerësohet i suksesshëm për momentin pasi që Shqipëria para vetes ka edhe tre ndeshje për t’i zhvilluar, derisa Danimarka ka vetëm dy.