SKENDERAJ
Gjilani fiton me 10 lojtarë në Skënderaj
4 September, 2015 @19:28
As fakti që më shumë se gjysmën e ndeshjes e luajti me një lojtar më pak, nuk e ka ndalur skuadrën e Gjilanit, e cila është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në Skenderaj.
Bardhekuqtë ia pësuan humbjen e parë Drenicës, të cilën e mposhtën me rezultat me golat e Besnik Krasniqit dhe Gëzim Rusit. Ky i fundit u ndëshkua në minutën 42’ me karton të kuq.
Në anën tjetër, ishte Sami Geci ai i cili realizoi golin e vetëm për vendasit.
Kjo ishte fitorja e tretë rresht në edicionin e ri të Superligës për Gjilanin, derisa për Drenicën ishte humbja e parë.