KUNDËRSHTARI
Në presion, danezët më të mirë
Speciale nga Kopenhaga
4 September, 2015 @9:55
Danezët kanë besim të madh se do të mposhtin Shqipërinë në përballjen e sotme.
“Ekipi ynë gjithmonë fiton kur është në presion,” ka thënë për Borozani.com drejtori i stadiumit Osterbro, që qëndron ngjitur me stadiumin kombëtar danez Parken.
“Ne në këto raste jemi të rrezikshëm dhe besoj në fitore 2-0,” ka thënë Per Rasmussen.
Kuqezinjtë në anën tjetër janë më të motivuar si kurrë më parë për këtë përballje dhe përkundër mungesave shpresojnë në rezultat pozitiv.