VALDET RAMA
Rama “mesazh” De Biasit, shënon në miqësore
3 September, 2015 @20:14
Mos ftesa nga përzgjedhësi Gianni De Biasi për dy ndeshjet e radhës kundër Danimarkës dhe Portugalisë, siç duket i ka dhënë motiv shtesë mesfushorit të kombëtares shqiptare, Valdet Ramës.
I mbetur në skuadrën e tij në kohën kur shumica e futbollistëve janë grumbulluar me përfaqësueset e vendit të tyre, 28 vjeçari ka realizuar në miqësoren e sotme ku skuadra e tij, Munich 1860, u përballë me skuadrën austriake, Innsbruck.
Rama shënoi golin e vetëm për Munichun në minutën e 87’, derisa skuadra e tij u mposht me rezultat 1-2 nga austriakët.
Ditë më parë, “mesazh” të ngjashëm drejtë De Biasit kishte dërguar edhe mesfushori tjetër kuqezi që nuk u ftua në këtë dy ndeshjet e Shqipërisë, Alban Meha, duke shënuar një gol të bukur në kampionatin turk përballë Galatasarayit.