PARA NDESHJES
Prishtina zhvillon stërvitjen e fundit në Sivas
3 September, 2015 @21:15
Futbollistët bardhekaltër të Prishtinës, sot kanë zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Sivassporit, që do të luhet nesër në stadiumin “4 Eylul” të qytetit të Sivasit.
Stërvitjen e sotme prishtinasit e kanë zhvilluar në kompleksin e skuadrës së Sivassporit, ku për rreth 40 minuta ekipi pati seancë relativisht të lehtë.
Në deklaratën e para ndeshjes, trajneri Ramiz Krasniqi ka lavdëruar skuadrën kundërshtare për cilësitë e tij, derisa ka shtuar se skuadra e tij duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe të jap maksimumin e saj në mënyrë që t’i bëjë ballë ekipit nga Superliga e Turqisë.
Prishtina nesër pritet të startojë me këtë përbërje: Bekaj, Islami, Ismajli, Kukaj, Makolli, Krasniqi (C), Boshnjaku, Shala, Begolli, Kelmendi dhe L.Osmani.