KUQEZI
Renditja e FIFA-s, në ndjekje të Danimarkës
3 September, 2015 @13:41
FIFA ka publikuar sot renditjen e re për muajin shtator.
Kombëtarja shqiptare e cila ishte e 22-ta në renditjen e fundit, ia ka lënë vendin Danimarkës duke rënë për 3 pozita më poshtë (25), derisa danezët u renditën për tre pozita më lartë.
Megjithatë, dallimi ndërmjet dy shteteve që do t’i masin forcat të premtën, mbetet i vogël, pasi që Danimarka ka vetëm 23 pikë më shumë se Shqipëria në renditjen e përgjithshme, dallim ky që mund të përmbyset lehtësisht në rast të një rezultati pozitiv të Shqipërisë në ndeshjen që do të luhet në Kopenhagë.
Kundërshtarja tjetër e grupit dhe liderja e grupit njëkohësisht, Portugalia, ka ruajtur pozitën e saj që e kishte duke u renditur përsëri në pozitën e gjashtë, sikurse edhe Serbia (66), derisa Armenia ka përparuar për pesë pozita në renditje (83).
Renditja e FIFA-s për muajin shtator
1. Argjentina | 1442 pikë | = | |
2. Belgjika | 1269 pikë | = | |
3. Gjermania | 1248 pikë | = | |
4. Kolumbia | 1224 pikë | = | |
5. Brazili | 1209 pikë | = | |
6. Portugalia * | 1186 pikë | = | |
7. Rumania | 1176 pikë | = | |
8. Kili | 1149 pikë | +2 | |
9. Uellsi | 1146 pikë | = | |
10. Anglia | 1143 pikë | -2 | |
22. Danimarka | 901 pikë | +3 | |
25. Shqipëria | 878 pikë | -3 | |
66. Serbia | 528 pikë | = | |
83. Armenia | 394 pikë | +5 |