TRANSFER
Berbatov, bashkëlojtar i Kaçes
2 September, 2015 @18:20
Skuadra e PAOK-ut, ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me sulmuesin e njohur bullgar, Dimitar Berbatov.
34 vjeçari Berbatov sot ka udhëtuar drejtë Selanikut, ku do t’i kalojë testet mjekësore para nënshkrimit zyrtar të kontratës.
Berbatov së fundi ka luajtur për skuadrën e Monacos, ndërsa më parë ishte aktivizuar edhe në skuadra si Fulham, Manchester United, Tottenham, Leverkusen dhe CSKA Sofja.
Skuadra e tij e re, PAOK, për momentin renditet në pozitën e dymbëdhjetë të radhitjes tabelare në Superligës greke.