CIKALLESHI
Cikalleshi i bindur për rezultat pozitiv
2 September, 2015 @11:31
Njëra nga armët kryesore të vijës së sulmit te kombëtarja shqiptare, Sokol Cikalleshi, është treguar i bindur që kuqezinjtë do të arrijnë rezultat pozitiv në Danimarkë.
Sulmuesi 25 vjeçar që po luan me skuadrën turke Istanbul Basaksehir, ka folur për gazetës Panorama Sport, duke i quajtur tifozët si burim i forcës për futbollistët në fushë.
“Nga tifozët po marrim forcën që na duhet dhe unë kam besim që do të arrijmë rezultat pozitiv në Danimarkë. Nuk na tremb asnjë kundërshtar dhe do të japim shpirtin në fushë për fitore,” tha ai.
Cikalleshi deri më tani ka realizuar nëntë paraqitje me kombëtaren shqiptare, derisa ende nuk ka arritur ta shijojë festën e golit me fanellën kuqezi.
Shqipëria do të përballet me Danimarkën më 4 shtator në Kopenhagë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian Franca 2016.