XAVI ME TROFEUN E PARË SI TRAJNER I BARCELONËS

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, duke e mposhtur Real Madridin
15 January, 2023 @22:18
Xavi Hernandez ka fituar trofeun e parë si trajner i Barcelonës, derisa ekipi i tij ka fituar pa shumë telashe Superkupën e Spanjës, duke e mposhtur Real Madridin në finale të garës me rezultat 1-3 [Benzema 90+3 - Gavi 33, Lewa 45, Pedri 69].
Liderja e La Ligës, Barcelona, dominoi finalen, ndërsa që në pjesë të parë me kombinimet ndërmjet Robert Lewandowskit dhe Gavit, bëri rezultatin 0-2. Gavi asistoi më pas edhe për Pedrin, për të mbyllur dilemat e fituesit të finales dhe të trofeut.
Nga humbja më e thellë, Real Madridin e ka shpëtuar Thibaut Courtois. Në ndeshje, Reali nuk ka arritur që të ndalë Gavin briliant sonte, i cili u bë golashënuesi më i ri në Superkupën e Spanjës, duke e thyer rekordin e trajnerit të tij aktual, Xavi.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar golat e ndeshjes