Të gjitha lajmet

BAYERN - MAINZ

Bayern deklason Mainzin

Bayern deklason Mainzin

31 August, 2019 @17:44

Në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të Bundesligës, Bayerni ka shënuar fitore me rezultatin të thellë 6:1 ndaj skuadres së Mainzit.

Ishte minuta e 6’ e takimit kur Jean Paul Boetius zhbllokoi takimin, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Mainz, epërsi kjo që nuk zgjati shumë.

Mbrojtësi Benjamin Pavard ishte ai që barazoi shifrat, kur po luhej minuta e 36’. Në minutën e fundit të pjesës së parë, David Alaba shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë dhe kështu bavarezët shkuan me epërsi në pushimin mes dy pjesëve.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi skuadrës së Bayern, e cila edhe katër gola të tjerë për të vulosur fitoren në xhiron e tretë.

Kroati Ivan Perisic ishte ai që realizoi golin e tretë të skuadrës së tij në këtë takim, në minutën e 54’, për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Serinë e golave e vazhdoi Kingsley Coman, kur në minutën e 64’, pas asistimit të Joshua Kimmich, tundi rrjetën e Mainz. Lewandowski në minutën e 78’ dhe Alphonso Davies në minutën e 80’ realizuan dy golat që vulosën rezultatin e thellë të këtij takimi.

Me këtë fitore, Bayern ngritet në kuotën e shtatë pikëve, duke qëndruar në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se Leipzig.

BUNDESLIGA 3

Valdet Rama debuton me gol te ekipi i ri

25 August, 2019 @0:58

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Valdet Rama, pasi që u largua nga Kukësi këtë verë, ka debutuar me gol te…

MILOT RASHICA

Lëndimi i Rashicës, flet trajneri Kohlfeldt

22 August, 2019 @14:07

Për lëndimin që Rashica e pësoi në xhiron e parë të Bundesligës, sot ka folur Florian Kohlfeldt, trajneri i Werderit. …

LËNDIM

Werder konfirmon lëndimin e Rashicës

20 August, 2019 @18:04

“Për shkak të një lëndimi muskulor, Milot Rashica do të mungojë për disa javë.” Kështu thuhet një njoftim zyrtar të…

BAYERN - HERTHA

VAR shpëton Bayernin nga humbja

16 August, 2019 @22:33

Ka qenë një penallti e dhënë nga referi pasi që shikoi VAR-in, që shpëtoi Bayernin nga starti me humbje në…

LEART PAQARADA

Asisti i Paqaradës sjell fitoren e parë

Foto: SandhausenFC/fb

16 August, 2019 @20:35

Mbrojtësi i reprezentacionit të Kosovës, Leart Paqarada ka asistuar në golin e dytë të skuadrës së tij Sandhausen sot, që…

Të gjitha lajmet nga Bundesliga