BAYERN SHTON PËRVOJË NË MBROJTJE

Foto: fcbayern.com
Bayern zyrtarizon Daley Blindin
5 January, 2023 @21:13
Gjigandi gjerman, Bayern Munchen, ka siguruar shërbimet e mbrojtësit holandez Daley Blind në një marrëveshje që e bën 32-vjeçarin lojtar të bavarezëve deri në fund të këtij stinori!
Mirëpo, lojtarit kontrata mund t’i vazhdohet edhe për një stinor shtesë - por për këtë do të vendoset gjatë verës që vjen.
Futbollisti në fjalë është ngritur si lojtar në Ajax, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2014 deri më 2018. Blind ka kompletuar testet mjekësore sot, ndërsa tash do të udhëtoj me ekipin në Doha për fazën përgatitore.