Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UMAR SADIQ

Bayerni i bashkëngjitet garës për sulmuesin në top-formë

Bayerni i bashkëngjitet garës për sulmuesin në top-formë


11 May, 2021 @19:14

UD Almeria është pranë ngjitjes në La Liga për edicionin e ardhshëm, edhe falë sulmit të tyre ku kanë shënuar plot 54 gola në ligë. Vetëm lideri Espanyol (66) ka shënuar më shumë se ta.

Umar Sadiq ka qenë një ndihmë e madhe për Almerian, duke shënuar 18 gola në 34 ndeshje. Performancat e tij duket se nuk kanë mbetur pa u vërejtur, pasi që pas tij janë lëshuar disa nga gjigantët evropianë. Sipas gazetës lokale La Voz de Almeria, Sevilla, Atalanta dhe Bayern Munichi janë në garë me njëra tjetrën për të siguruar shërbimet e 24 vjeçarit.

Vlera e sulmuesit nigerian për momentin është 8 milion euro, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2025.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga