Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFIRMOHET

Bekaj merr ftesë nga Kosova

TopSporti.com/ A.P.

Bekaj merr ftesë nga Kosova


25 May, 2021 @16:05

Portieri Visar Bekaj është përfshirë në listën e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes, për ndeshjet e muajit qershor.

Ftesën e portierit prishtinas e ka konfirmuar vet klubi i tij nga kryeqyteti i Shqipërisë, KF Tirana.

“Portieri i Tiranës Visar Bekaj është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet që do të zhvillohen përgjatë muajit qershor. Gardiani bardh’e blu do të grumbullohet me skuadrën në fillim të muajit të ardhshëm. I urojmë suksese në përballjet e rradhës”, thuhet në njoftimin e klubit tiranas.

Bekaj është futbollist i grumbulluar rregullisht në përfaqësuesen e Kosovës, duke qenë kryesisht zgjedhja e tretë në portë pas Samir Ujkanit dhe Aro Muricit.

Kosova në qershor do të luajë kundër San Marinos (1 qershsor), Maltës (4 qershor), Guinesë (8 qershor) dhe Gambisë (11 qershor).


 
Të gjitha lajmet nga