Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFËR ZGJEDHJEVE

Bekim Shotani shpallë kandidaturën për kryetar të FFK-së?

Bekim Shotani shpallë kandidaturën për kryetar të FFK-së?


28 April, 2021 @8:52

Trajneri i njohur kosovar, Bekim Shotani, pritet të jetë njëri ndër kandidatët për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë publike kandidaturën e tij, por që shenja me “pikëçuditëse” në fund të postimit ka lënë derën e hapur edhe për konkludim të kundërt.

Më parë, në medie vendore është përfolur edhe për kandidaturën e mundshme të Nexhat Dumnicës, ish donator i klubit të Llapit, si dhe ish futbollistit të Lirisë, Prishtinës dhe Dinamo Zagrebit, Kujtim Shalës.

Kryetari aktual i FFK-së është Agim Ademi, i cili ishte zgjedhur në këtë post në korrik të vitit 2018 dhe pritet të rikandidohet përsëri.

Data e mbajtjes së mbledhjes për Kuvendin Zgjedhor të FFK-së ende nuk është caktuar.
 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga