Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SELEKTORI I RI I BELGJIKËS - FITUES SERIK!

Belgjika kërkon kandidatë, që dinë të fitojnë!

Belgjika kërkon kandidatë, që dinë të fitojnë!


14 December, 2022 @15:56

Belgjika nuk arriti të kalojë fazën grupore të Botërorit të Katarit, ndërsa me eliminimin e saj nga Botërori nga posti i përzgjedhësit u largua Roberto Martinez.

Federata e Futbollit të Belgjikës në konkursin e shpallur për selektor të ri ka kërkuar kandidatë që dinë të fitojnë, si njërin ndër kushtet kryesore për tu bërë përzgjedhës i ri i belgëve.

Në njoftimin e lëshuar nga Federata e tyre është thënë ndër të tjera së po kërkojnë aplikantë “jashtëzakonisht ambicioz” me “përvojë të madhe në nivelet më të larta të futbollit botëror, njohuri taktike dhe aftësi të jashtëzakonshme ndërpersonale.”

Aplikimi për përzgjedhës të Belgjikës është i hapur deri më 10 janar 2023.

“Ai duhet të jetë një fitues serik me përvojë në menaxhimin e top-lojtarëve,” është thënë ndër të tjera aty.

Martinez 49-vjeçar kishte ardhur në krye të Belgjikës në vitin 2016, ndërsa qëndroi në krye të renditjes mujore të FIFA-së nga shtatori 2018 deri më mars të vitit 2022.

Belgjika, që plaku gjeneratën e artë pa trofe të madh, po kërkon të integrojë edhe lojtarë të rinj në skuadër për të qenë sa më e suksesshme në të ardhmen.

Djajt e Kuq belg, në Botërorin “Rusia 2018” përfunduan të tretit, duke e fituar ndeshjen ndaj Anglisë, pasi që më parë ishin eliminuar nga Franca në gjysmëfinale.

Në evropianin e fundit “EURO 2020” ata u eliminuan në çerekfinale të garës nga Italia, që më vonë fitoi trofeun duke u bërë kampione e Evropës. Njëjtë, edhe në “EURO 2016” ishin ndalë në çerekfinale, duke u befasuar nga Uellsi, ku këta të fundit kishin përmbysur rezultatin nga 0-1 në 3-1 për të siguruar gjysmëfinalen.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori