REAL MADRID 2-3 CHELSEA

Benzema vendos në vazhdime, Real eliminon kampionin aktual
12 April, 2022 @23:45
Fillimisht, pak kush ka besuar që Chelsea do të ketë epërsinë që neutralizon epërsinë e Real Madridit nga ndeshja e parë në Stamford Bridge, ku Karim Benzema kishte shkëlqyer në fitoren 1-3 të madrilenëve.
Sonte një Chelsea i vendosur i Thomas Tuchelit, por në fund i pamjaftueshëm karshi përvojës së Luka Modricit dhe Karim Benzemasë, që me lojën e tyre brilante në disa momente eliminuan kampionin aktual dhe çuan rekord-kampionin e Evropës, Real Madrid, përpara për në gjysmëfinale.
Lojtarët e stërlodhur të Real Madridit u shtrinë për të festuar pas 120 minutave lojë, ndërsa ata të Chelseat njëjtë, por në zhgënjim që për pak s’arritën rikthimin e madh në Santiago Bernabeu, derisa loja përfundoi me rezultat 2-3 [Rodrygo 80, Benzema 96 - Mount 15, Rudiger 51, Werner 75] pas 120 minutash.
Goli i minutës së 80, pas brilancës së quajtur asistim nga Luka Modric, shënuar nga Rodrygo, ndërroi kahjen e lojës, derisa Karim Benzema godet me kokën e artë në fillim të vazhdimeve 2 herë nga 15 minuta për të çuar ekipin e Carlo Ancelottit tutje.
Te Chelsea, derisa arritën epërsinë që i kualifikonte, Ngolo Kante dhe Mason Mount ishin gjithkund dhe dominonin. VAR-i ua anuloi 0-3 të mëhershëm, derisa e arritën golin e tretë më vonë.
Por pas kësaj gjithçka mori fund, përkundër insistimit pa raste të mëdha në momentet e fundit të ndeshjes.
Real Madrid është gjysmëfinalist i Ligës së Kampionëve 2021/22 dhe aty pret fituesin e çiftit Atletico Madrid - Manchester City, që luhet të mërkurën mbrëma në Wanda Metropolitano.
i:
Stamford Bridge, Londër | Chelsea 1-3 Real Madrid | ||
Satiago Bernabeu, Madrid | Real Madrid 2-3 Chelsea | ||
Notat e lojtarëve sonte: Real Madrid | Courtois 7, Carvajal 5, Nacho 5, Alaba 6, Mendy 7, Kroos 5, Casemiro 5, Modric 6, Valverde 7, Benzema 7, Vinicius Jr 7. Subs: Marcelo 6, Camavinga 8, Rodrygo 7, Lucas Vasquez 7, Ceballos 6. | ||
Notat e lojtarëve sonte: Chelsea | Chelsea: Mendy 6, James 8, Thiago Silva 6, Rudiger 8, Alonso 6, Kante 6, Loftus-Cheek 6, Kovacic 7, Mount 7, Havertz 6, Werner 7. Subs: Pulisic 6, Jorginho 5, Ziyech 6, Saul 6. |