Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT SHUARJES!!!

Besa as që po mund të udhëtojë! Humbje me rezultat zyrtar dhe më e keqja?

Pamje nga ndeshja e Besës përgjatë stinorit të kaluar në Ligë të Parë/ Foto: TOPSPORTI/ DS

Besa as që po mund të udhëtojë! Humbje me rezultat zyrtar dhe më e keqja?


9 March, 2023 @19:58

Skuadra e Besës së Pejës që po garon në Ligë të Dytë të Kosovës në futboll (kategoria e tretë sipas radhës) as që po mund të udhëtojë për të zhvilluar ndeshjet në këtë ligë.

Kundërshtari i saj i radhës KEK-u ka bërë të ditur se pret të fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar në Ligë të Dytë, pasi që ekipi pejan as që ka udhëtuar për në Agron Rama të Obiliqit për të zhvilluar ndeshjen, që i përkiste xhiros së XVI.

TABELA AKTUALE dhe REZULTATET

KEK-u është lider i Ligës së Dytë dhe mëton rikthimin në Ligë të Parë të Kosovës në stinorin tjetër. Besa është e fundit në Ligë të Dytë të Kosovës dhe është ndër ekipet më të rrezikuara për të rënë në ligat rajonale të futbollit të Kosovës!

Sipas informatave shtesë që ka siguruar Koha.net, Besa edhe mund të shuhet nëse nuk bëhet një zgjidhje e mirë në të holla. Përkundër se ekipi dha shenja të riorganizimit duke rinisur punën me Haxhi Zekën trajner dhe transferimet e disa lojtarëve, fakti është se ata nuk kanë të drejtë të regjistrohen, pasi që FIFA ka bllokuar transferet e ekipit pejan për shkak të një borxhi prej rreth 200 mijë eurove ndaj ish-trajnerit të saj, Jerome Klein.

Ekipi pejan nuk do të udhëtojë në këtë përballje pasi që s’po mund t’i regjistrojë transferet e bëra, kurse disa nga të rrallët që po mirren me skuadrën, si Adis Salihi, i ka thënë Kohës se askush nuk dëshiron të marr rrezikun të luajë me lojtarët U-19 ose edhe më të rinj në këtë kategori!

Kujtojmë, Besa është ndër ekipet më të trofeshme të futbollit të Kosovës me tri tituj kampioni dhe tre Kupa të fituara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë