Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATË E FC BESA

Besa mohon thashethëmet, garat vazhdojnë!

Besa mohon thashethëmet, garat vazhdojnë!


17 August, 2022 @14:41

Pas raportimeve të pakonfirmuara në disa media, se tri-herë kampioni i Kosovës, Besa, po shuhet, skuadra pejane ka dalë me një komunikatë sot, duke mohuar këtë gjë.

Edhe pse aty thuhet se Besa është në krizë financiare dhe i duhet ndihmë, nuk e mohon vazhdimin e garave, përkundër, thotë se është regjistruar për të marrë pjesë në Ligën e Dytë të Kosovës, kategoria e tretë e futbollit kosovar.

PJESËMARRËSIT E KËTIJ SEZONI NË LIGË TË DYTË

“FC Besa është regjistruar pranë FFK për garat e sezonit 2022/23. FC Besa nuk do të shuhet. FC Besa është duke u ballafaquar me probleme financiare serioze dhe kontributi i secilit dashamirës të klubit në çfarëdo forme, është i mirë se ardhur,” ka shkruar ndër të tjera klubi pejan.

Kujtojmë, Besa qe disa vite luante në Ligë të Parë, e pas krizës së radhës në sezonin e kaluar ekipi nuk arriti të sigurojë mbijetesën në Ligë të Parë, duke rënë në Ligë të Dytë.

FC Besa, komunikata

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë