BESIKTAS 2-1 GAZIANTEP

Foto: Besiktas/fb
Besiktas, lider i ri i Superligës turke
6 March, 2021 @19:28
Me fitoren e shënuar sot ndaj Gaziantepit, Besiktas i drejtuar nga Sergen Yalçin është bërë lider i ri i Superligës turke. Borozani.com
Bardhezinjtë nga Stambolli kanë shënuar fitore 2-1 ndaj mysafirëve, ku të dy golat u shënuan nga kamerunasi Vincent Aboubakar [15, 72]. E tëra që bënë mysafirët të drejtuar nga portugezi Sa Pinto, ka qenë goli i nderit, shënuar nga penalltia në minutën e fundit të ndeshjes prej Nouha Dickos.
TABELA AKTUALE, TOP 4:
1. Besiktas 27 ndeshje, 60 pikë
2. Galatasaray 27 ndeshje, 57 pikë
3. Fenerbahçe 27 ndeshje, 55 pikë
4. Trabzon 27 ndeshje, 51 pikë.