PREMIER LEAGUE

Foto: Twitter
Nuk këndellet Arsenal, barazon me Burnley
6 March, 2021 @15:41
Arsenali nuk po arrin assesi që të krijojë formë të vazhdueshme të rezultateve.
Gunners sot nuk kanë arritur më shumë se një barazim në udhëtim tek Burnley, me rezultat 1-1, në një ndeshje ku të dyja ekipet mund të shënonin fitore.
Londinezët e filluan mirë takimin duke kaluar herët në epërsi me golin e Aubameyang, pastaj patën edhe 2-3 raste të mira shënim, por pa konkretizim.
Ndërsa disa minuta para përfundimit të pjesës së parë, mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i fali topin sulmuesit Chris Wood, i cili barazoi rezultatin në 1-1, që doli të ishte përfundimtar.