PAS NDESHJES

Morina: Mundi po jep rezultat
6 March, 2021 @17:02
Trajneri i Arbërisë së Dobrajës, Arbnor Morina, në deklaratën e tij dhënë pas barazimit të madh ndaj Gjilanit sot ka thënë se është i lumtur me rezultatin, pasi që mundi i djelmoshave po shpagohet.
“Jam i lumtur për këta djem që pavarësisht presionit nuk po dorëzohen dhe po luajnë futboll. Këtë nuk po e them vetëm unë, por të gjithë ata që po e ndjekin kujdesshëm Superligën,” ka thënë prishtinasi Morina pas ndeshjes.
“I lumtur jam sepse mundi i lojtarëve po shpaguhet dhe kjo është me rëndësi. Ndeshja kishte ritëm të lartë dhe nuk pati shumë raste për shënim. Gjilani ka skuadër me shumë përvojë, prandaj kjo pikë ka vlerë të madhe për ne,” ka shtuar ai.
Arbëria me këtë barazim, të pestin e stinorit, ka arritur kuotën e 26 pikëve dhe është barazuar me pikë me Llapin. Skuadra gjendet në zonë të barazhit.