KEK-u - RAMIZ SADIKU

Foto: FC KEK-u
Barazojnë pa gola, rrezikojnë rënien
6 March, 2021 @15:30
Pa fitues është mbyllur dueli mes KEK-ut e Ramiz Sadikut sot në Obiliq.
Dueli i sotëm mes skuadrave në fjalë përfundoi 0-0.
Për KEK-un ky barazim është i treti me radhë në Ligën e Parë, kurse për Ramiz Sadikun i treti barazim në katër ndeshjet e fundit.
Skuadra nga Obiliqi momentalisht ndodhet e fundit në Grupin B të Ligës së Parë dhe barazimi i sotëm nuk i ka bërë aspak mirë, e Ramiz Sadiku momentalisht ndodhet dy pozita mbi KEK-un.