MALISHEVA - DRENASI

Malisheva bindshëm ndaj Drenasit, vazhdon kryesimin
6 March, 2021 @15:07
Një tjetër paraqitje fantastike e Malishevës në Ligën e Parë!
Sot skuadra e Malishevës e mposhti me rezultat të thellë 5-1 Drenasin, për ta vazhduar kryesimin në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Albion Rrahmani, Liman Morina, Bleon Sekiraça, Festim Krasniqi dhe Armend Abazi ishin golashënuesit e Malishevës sot, ndërsa Drenasi shënoi vetëm një herë sot.
Fitorja e sotme është një tjetër tregues se pse Malisheva ka sulmin më të mirë nga të gjitha skuadrat e Ligës së Parë dhe pse është favoriti kryesor nga Grupi A për t’u ngjitur në Superligë.
Në anën tjetër, Drenasi rrezikon rënien në Ligën e Dytë.