VITIA 0-0 DARDANA

Vitia merr kryesimin me barazim
6 March, 2021 @15:30
Skuadra e Vitisë përkundër se ka barazuar ndaj Dardanës sot në ndeshjen e zhvilluar në Sadovinë të Jerlive, ka marrë kryesimin e tabelës së Ligës së Parë B të Kosovës.
Ekipi i vitiasve ka barazuar ndaj kamenciasve të Dardanës në përballjen që përfundoi pa gola, 0-0.
Vitia natyrisht nuk do të jetë e qetë në krye, pasi që nesër do të pret rezultatet e ndeshjeve ku luajnë Flamurtari e Ulpiana, të cilët me fitore potenciale do ta lënë pas.
Në anën tjetër Dardana ka regjistruar barazimin e tetë të stinorit dhe është njëra ndër dy skuadrat e Ligës së Parë B me më së shumti barazime.