MIQËSORE

Besiktas, rival i Flamurtarit
21 July, 2015 @17:03
Skuadra e Flamurtarit ka filluar t’i aranzhojë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë gjatë fazës përgatitore në Austri.
Vlonjatët, të cilët pritet të nisen drejtë Austrisë brenda këtyre ditëve pasi të kompletohet skuadra, ka siguruar miqësore me kampionin e shumëfishtë të Turqisë, Besiktas.
Gjiganti turk, tashmë është akomoduar në Austri, ku po e kalon kampin përgatitor, ndërsa ndeshja me Flamurtarin do të zhvillohet më 3 gusht në ora 18:00, njofton sportal.al.