MEDIA

REUTERS/Arkiv
Kroacia pret përjashtimin nga EURO 2016
21 July, 2015 @13:50
Davor Suker, ish futbollist i njohur, ndërsa tash kryetar i Federatës së Futbollit të Kroacisë, HNS, ka bërë të ditur se përfaqësuesja e vendit të tij mund të përjashtohet nga garat e mëtutjeshme për EURO 2016.
Suker është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së dhe pret dënim të ashpër për Kroacinë pas skandalit në ndeshjen pa shikues ndaj Italisë, kur në terren ishte vizatuar shenja naziste.