GIANNI DE BIASI
Besojmë
7 October, 2015 @19:02
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në konferencën e sotme për shtyp, një ditë para ndeshjes me Serbinë ka thënë se Shqipëria është plotësisht gati për këtë sfidë.
“Gjithmonë futemi për të fituar ndeshjen dhe jo për barazim. Kjo nuk do të thotë që jemi mendjemëdhenjë, por duam të arrijmë objektivat që i kemi,” ka thënë ai.
Për më tepër, italiani 56 vjeç ka cekur se e njohim mirë dhe e kanë stuadiar kundërshtarin.
“Kundërshtarin e kemi studiuar mirë dhe e njohim mirë. Por edhe ne kemi pikat tona të forta. Respektojmë përfaqësuesen serbe, por ne besojmë në forcën tonë duke luajtur për të fituar ndeshjen,” ka shtuar De Biasi.
Me fillim prej orës 20:45 Shqipëria në Elbasan Arena pret Serbinë, në ndeshjen e parafundit të Grupit I kualifikues për EURO 2016.