Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Bilanci i Kosovës në vitin 2021

TOPSPORTI / A.P

Bilanci i Kosovës në vitin 2021


15 November, 2021 @14:35

Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Greqisë, e cila përfundoi me barazim, përfaqësuesja seniore e Kosovës në futboll i ka përfunduar të gjitha ndeshjet e saj sa i përket vitit kalendarik 2021.

Gjatë këtij viti, Kosova gjithsej zhvilloi 14 ndeshje: 6 miqësore dhe 8 ndeshje kualifikuese. Prej tyre, Kosova i fitoi 5, i humbi 7, ndërkohë që barazoi 2 herë.

Nga 5 fitoret e Kosovës këtë vit kalendarik, 4 prej tyre erdhën në ndeshjet miqësore (kronologjikisht: ndaj Lituanisë, San Marinos, Maltës dhe Gambisë), kurse fitorja e vetme në ndeshjet kualifikuese erdhi ndaj Gjeorgjisë më 2 shtator.

GRUPET KUALIFIKUESE DREJT KATARIT

Në total, gjatë këtyre 14 ndeshjeve Kosova i shënoi 17 gola , ndërkohë që i pranoi plot 21, duke pasur kështu goldallim -4.

Deri në mars të vitit 2022, Kosova më nuk do të ketë ndeshje, e aty Kosovën mund ta shohim me një tjetër përzgjedhës.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror