BILETAT
Zona e ngjyrosur me të kuqe, prej numrit 109-112, e rezervuar për tifozët e kombëtares shqiptare
Biletat për Norvegji në shitje
12 February, 2013 @14:34
Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një njoftim ku bën të ditur për mundësinë e blerjes së biletave për ndeshjen e 22 marsit ndërmjet Norvegjisë dhe Shqipërisë.
Bileta kushton 45 euro dhe mund të porositen në zyren e marketingut të Federatës shqiptare ose përmes e-mailit, [email protected] shkruan në njoftimin e FSHF-së.
Biletat e porositura do të mund të tërhiqen në FSHF nga data 22 shkurt, ndërsa porosia duhet të bëhet më së largu deri më 16 shkurt.